http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka mbrojtur në Komisionin e Ligjeve ndryshimet ligjore që synojnë auditimin e tatimeve. Në seancën e pyetjeve në këtë komision Leskaj është përballur me dilemat e deputeteve për kushtetutshmërinë e kontrollit të KLSH mbi tatimet apo mbi cenimin e fshehtësisë së bilanceve të bizneseve. Por në këndvështrimin e kreut të KLSH-së, Leskaj, tatimet duhet të kontrollohen duke e ilustruar këtë nevojë edhe me një shembull. Prej katër vitesh Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Drejtoria e Tatimeve janë në një konflikt të thellë institucional dhe ligjor, aq sa tatimet nuk e lejojnë KLSH-në të kontrollojë asnjë dokument. Pak dite me pare Komisioni i Ekonomisë nuk votoi ndryshimet ligjore vetëm për shkak të ngërçit të krijuar nga neni me tatimet, ngërç të cilin pritet ta zgjidhë Komisioni i Ligjeve.