Dëmtimi nga çanta e shkollës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E keni menduar ndonjëherë sa rendon çanta e shkollës se një fëmije?! Eglin Doda, sapo ka hyre ne klasën e katërt ne shkollën "Fan Noli". Tani por dhe vite me pare çantën e tij kur shkon dhe kthehet nga shkolla, e mbajnë prindërit. Sa here qe kërkon ta mbaje vete, 10- vjeçari ka dhimbje te shpinës. Për ta kthyer ne kilogram, peshën e çante se Eglinit iu drejtuam një farmacie pranë shkollës "Fan Noli". 5 kilogram është pesha e çantës se shkollës se këtij nxënësi te klasës se katërt. Por ne varësi te orëve te mësimit, kilet qe mbajnë mbi shpine nxënësit mund te jene edhe me shume. Pesha e çantës se shkollës është kthyer ne shqetësim jo vetëm për prindërit por dhe gjyshërit qe i marrin nga shkolla. Për mjeket specialiste çanta e shkollës nuk duhet te jete me e rende se 15% e peshës trupore te fëmijëve. Ne te kundërt ata do te kenë probleme me shpinën deri dhe deformime te shtyllës kurrizore. Për me te vegjlit mjeket rekomandojnë përdorimin e çantave me rrota, mbajtjen e një pjese te librave ne dore dhe për nxënësit me te rritur ne asnjë mënyre çanta e shkollës nuk duhet te lihet vetëm ne njërin krah. Por ky problem qe duket se i kalon kufijtë e Shqipërisë, duket se po gjen zgjidhje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, aty ku sapo ka nisur aplikimi i teknologjisë qe shmang librat e shumte dhe i përfshin ato ne një pajisje te vetme.

Share This Video


Download

  
Report form