Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në OKB - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 29

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shprehu vendosmërinë e qeverisë së re për realizimin e ndryshimeve, që sipas tij, do të mundësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zoti Rama e vuri theksin në bashkëpunimin rajonal, si rruga më e mirë për përmbushjen e shpejtë të kritereve që sjellin integrimin e Ballkanit Perëndimor. "Shqipëria është një vend i vogël por me potencial të madh. Ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe sfida jonë është ndryshimi. Korrupsioni largon industrinë dhe bizneset dhe ne jemi të angazhuar që ta luftojmë. Për ne BE përfaqëson projektin më të rëndësishëm politik që bota ka njohur deri më sot dhe ky është projekt që duam t'i bashkangjitemi. Nëse BE-ja ka kthyer vëmendjen e tij drejt vendit tonë, të gjithë së bashku, shqiptarë, serb, maqedonas, boshnjakë dhe gjithë popujt e rajonit duhet t'i mbajmë sytë mbi BE. Ne nuk kemi kohë për të shpenzuar, ndaj duhet të harrojmë se bashkëpunimi rajonal i suksesshëm, arrin kriteret e BE." Për të vënë në zbatim projektin e tij të Rilindjes, Rama kërkoi mbështetjen e bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe miqve. "Ndërsa garoja për postin tim, zgjodha sloganin 'Rilindje'. Nuk ishte e vështirë gjetja e fjalëve, por kthimi i fjalëve në vepra. Kam besim se do t'ia arrij, por e di që nuk mund t'ia arrij i vetëm. Duhet të mësoj shumë dhe kombet janë ato banesa ku gjen mjaft njerëz që të mësojnë, janë vende ku mund të marrësh modele suksesi." Rama e shfrytëzoi fjalimin e tij para liderëve botërorë për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga ato vende që s'e kanë bërë ende këtë, përfshirë Serbinë dhe Greqinë. "Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nis një epokë të re në Europën Juglindore. Kryeministri Thaçi dhe Daçiç kanë ditur t'i bëjnë ballë përgjegjshmërisë. Shqipëria është e angazhuar për paqe dhe begati në rajon, ashtu siç është e angazhuar për njohjen e Kosovës. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë." Duke i qëndruar frymës së përgjithshme që karakterizoi punimet e kësaj Asambleje të OKB-së, Rama përshëndeti miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Share This Video


Download

  
Report form