http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe harmonia sociale janë baza e një zhvillimi të qëndrueshëm. Ky ka qenë mesazhi që kryeministri shqiptar Edi Rama, ka përcjellë në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në kuadër te samitit per zhvillimin. Kreu i qeverisë shqiptare, theksoi se aktualisht Shqipëria po ndërmerr një reformë të thellë në drejtësi, që do të çojë vendin përpara.?Për Shqipërinë qëndrueshmëria do te thotë forcim i sundimit te ligjit, forcimin e vlerave tona shoqërore dhe thellimin e harmonisë sociale. Këto janë themelet e rrogës sonë ne te ardhmen dhe kohezionin social. Aktualisht, Shqipëria po ndërmerr një reforme ne sistemin e drejtësisë. Një proces vital qe do te sjell vendin dhe njerëzit me pranë, do t?i japë drejtësisë kuptimin e saj dhe do te ndikoje pozitivisht mënyrën sesi vendi do te ece përpara ne vitet e ardhshme?.Kryeministri Rama tha se Ballkani Perëndimor mund te ece përpara vetëm përmes thellimit te bashkëpunimit mes shteteve fqinje.?Ndërsa aspirojmë integrimin ne Bashkimi Evropian, ne po bëjmë ç?te mundemi përmes iniciativave konkrete, për te sjell integrimin e te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke rritur bashkëpunimin te të gjitha fushat e jetës. Sa me shume qe bashkëpunojmë me njeri-tjetrin, sa me shume ndajmë, sa me shume lidhemi dhe pranojmë njeri-tjetrin, aq me te mëdha janë shanset për te jetuar ne paqe dhe harmoni. Ky është çelësi i qëndrueshmërisë?. Shefi i qeverise shqiptare u ndal dhe ne harmoninë fetare ne Shqipëri. Ai citoi Atin e Shenjte, i cili e përcaktoi Shqipërinë si një shembull frymëzues per te gjithë globin.?Ne vizitën e tij te pare ne Europe, Papa Françesku theksoi se harmonia fetare ne Shqipëri është nje shembull inspirues për te gjithë boten. Tregon se bashkëjetesa e te krishterëve me myslimanet, nuk është vetëm e mundshme, por çon ne zhvillimin e vendit. Është nje vend unik ku muslimaten, te krishterët, ortodokset dhe ateistet mund te jetojnë ne harmoni mes tyre. Shqipëria ka qene, është dhe do te jete nje shembull i bashkëjetesës qe është vene re gjate gjithë historisë e saj?.Ky ishte sesioni i ?70 i samitit per zhvillim qe u mbajt ne OKB. Ky takim u parapri nga nje fjalim i Papa Françeskut.