http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare i hap rruge ndërtimit te xhamisë se madhe tek Namazgjaja, por duke anuluar pjesën e dyte te lejes se ndërtimit për godinat polifunksionale. Ky është një nga vendimet e mbledhjes se pare te Këshillit Kombëtar te Territorit, qe i jep fund edhe debatit qe arriti ne dyert e gjykatës per ndërtimin e dy qendrave tregtare pranë xhamisë. Kreu i ekzekutivit Edi Rama nga salla e re e konferencave ne kryeministri, deklaroi edhe nisjen e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje ne te gjithë Shqipërinë. Këshilli Kombëtar i Territorit bllokoi edhe dhënien e lejeve te ndërtimit për objekte ne tre qytete, Gjirokastër, Berat dhe Kruje. Gjithashtu mbledhja e te martës i hapi rruge edhe procesit për hartimin e planit rregullues kombëtar me zotimin se do te përfundoje brenda këtij mandati.