"Jo librit, po internetit" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Adoleshentet shqiptare nuk kane me interes për librin. Interneti dhe rrjetet sociale janë mënyrat me te preferuara për argëtim. Ky është rezultati i një sondazhi te kryer nga instituti i medias tek te rinjtë kryeqytetas te moshave 13 deri 18 vjeç. Gjate anketimit rezultoi se 1/5 e tyre pranojnë se nuk lexojnë libra pasi nuk i tërheqin. E kundërta ndodh me internetin ku shumica dërmuese nuk e përdor për informim por vetëm për argëtim nëpërmjet rrjeteve sociale. Gati 70% e tyre e konsiderojnë shume te rëndësishëm internetin e madje e përdorin disa here ne dite. Te pyetur rreth medias dhe shtypit te shkruar te rinjtë thonë se emisionet kulturore, muzika dhe kronikat roze i tërheqin me shume. Për këtë sondazh janë pyetur rreth 500 te rinj te shkollave 9-vjeçare dhe te mesme te Tiranes.

Albanian teenagers have no interest to the book. Internet and social networks are the preferred ways for fun. This is the result of a survey conducted by the institute of media to the capital city youth ages 13 to 18 years. During the survey found that 1/5 of them that they would read books after not attract. The opposite happens with the internet where the overwhelming majority does not use the information only for fun through social networks. Nearly 70% of them consider it very important and even use the internet several times a day. When asked about media and written press young people say that cultural programs, music and stories attract more pink. For this survey were asked about 500 young 9-year schools and high schools in Tirana.

Share This Video


Download

  
Report form