Vijon aksioni i policisë për pikat e basteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo pike bastesh qe shini këtu ka 5 vjet qe është ngritur e funksionon. Është pothuajse ne qendër te Tiranës ne Bulevardin "Zogu i Pare", e frekuentojnë dhjetëra persona çdo dite, qindra te tjerë e shohin, por për shtetin ajo nuk ekziston. Ky është shembulli me flagrant, por kjo është tabloja e pothuajse te gjitha bizneseve te lojërave te fatit, te cilat u bllokuan nga policia një dite me pare. Aksioni ne këtë pike përfundoi me sekuestrimin e 15 makinave për keto lojëra. Dje qindra pikave për lojëra fati iu vu shiriti "nen mbikëqyrjen e policisë". Sot nëse dorëzonin dokumentacionin e nevojshëm ato do te rihapeshin. Por ne fakt, është zbuluar ajo qe pritej. Fare pak prej tyre kane pasur dokumente te rregullta prandaj ka nisur sekuestrimi i makinerive qe rezultojnë te paregjistruara. Një tjetër aksion ka ndodhur dhe ne rrugën "4 Dëshmoret", serish asnjë dokumentacion i paraqitur dhe 6 makina te bllokuara. Operacioni qe ka nisur paralelisht ne gjithë Shqipërinë përveç bllokimit te pikave po shoqërohet dhe me procedim penal për pronaret e tyre qe akuzohen për ushtrim te paligjshmen te aktivitetit. Pas kësaj Policia e Shtetit pritet te fillojë një hetim, lidhur me njerëzit, që e kanë favorizuar dhe lejuar këtë biznes të paligjshëm. Por edhe ky operacion duket se nuk i ka shpëtuar dekonspirimit. Disa prej pronareve rezultojnë te kane mbyllur aktivitetin para se te niste aksioni. Pas hetimit te SHKB-se, Ministri i Brendshme Saimir Tahiri ka pezulluar nga detyra 3 inspektorë të skuadrës së antikrimit ekonomik dhe 2 drejtues të sektorëve të antikrimit ekonomik në Tiranë e Korçë, pasi akuzohen se kanë dekonspiruar operacionin. Ndërkohë ne polici janë shoqëruar edhe dhjetëra punonjës te këtyre subjekteve qe kane rihapur ne objektet e bllokuar nga policia.

Share This Video


Download

  
Report form