http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë katër mjetet e blinduara, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro, të sekuestruara nga policia.
Aksioni ?Vjeshtë 2017? për sekuestrimin e mjeteve luksoze dhe të pasurive që nuk e justifikojnë burimin, ka vijuar edhe këtë të enjte.
Policia e Tiranës bën te ditur se gjate operacionit u bllokuan dy makina ?audi? dhe dy ?mercedes benz?, ndërsa ka dyshime të forta se këto automjete janë të trafikuara.
Ndërkohë prej disa javësh operacioni ?Vjeshtë 2017? është shtrirë në te gjitha qarqet e vendit. Fillimisht ndërhyrja e forcave special nisi në Elbasan, pas incidentit, ku mjeti i zyrtarit të lartë të policisë u godit nga një makine e blinduar. Në Vlorë, Berat, Fier dhe Shkodër janë sekuestruar deri tani pasuri me vlere miliona euro.