http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Spitali Ushtarak, sot qendra e traumës po përjeton ditët e tij me te këqija. Këtë e provojnë çdo ditë rreth 170 paciente dhe të afërm të tyre, që shkojnë në urgjencë dhe nuk arrijnë të bëjnë as ekzaminimin fillestar për të gjetur diagnozën. Shënimet në regjistrin ku shkruhen ekzaminimet kanë mbetur në muajin gusht. Ndërkohë, çdo person që shkon në këtë spital transportohet në QSUT për të bërë skanerin, në ambulancë i lidhur me tubat që e mbajnë në jetë. Shefi i urgjencës së kësaj qendre na tregon se kjo është një situate e mbartur ndër vite. Në spital nuk bëhen dot as analizat më minimale për të sëmurët. Gjendja në sallat e operacionit nuk është aspak më e mirë. Kirurgët bëjnë operacione duke vuajtur mungesën e dorezave apo penjve për të qepur plagën. Reanimacioni është vendi ku luftohet me vdekjen. Por, në Spitalin e Traumës për shkak të mbingarkesës, përpjekje maksimale bëhen edhe për një aparature. E gjithë kjo gjendje mungesash në aparatura dhe materiale të tjera mjekësore ka ardhur duke u akumuluar sidomos këto kohët e fundit. Qendra unikale në llojin e vet në të gjithë vendin, ka qenë edhe peng i varësisë mes ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Shëndetësisë. Drejtuesit aktuale të saj, po shohin të gjitha mundësitë për të blerë pajisjen për skanerin, por mungesat në të gjithë spitalet e vendit e kanë venë në vështirësi këtë institucion. Dhe kjo situate ndodh në këtë spital mjeket e të cilit përballojnë aksidentet e të gjithë vendit, ndërsa skaneri funksionon në qytete si Lezha apo Kukësi, ku ndezja numërohet me gishtat e dorës.