Vlorë, bllokimi i pallatit me leje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erinda Ballanca është një banore e këtij pallati buze detit në Vlorë, ku që prej pasdites së të dielës janë vendosur shiritat e bllokimit. Me profesion juriste Erinda shpjegon se nuk është lejuar që të hyjë në banesën e saj nga policia e shtetit. Ajo ka kërkuar sqarim për arsyet e kësaj ndalese. Por njësoj si Erinda edhe pesë familje të tjera që kanë blerë shtëpinë në këtë kompleks thonë se prej 24 orësh kanë mbetur jashtë. Sipas Inspektoriatit Ndërtimor Urbansitik Kombëtar arsyeja e bllokimit të pallatit është marrja në shqyrtim e dokumentacionit të tij, parametrat e lejes së ndërtimit dhe a është shkelur apo jo projekti. Edhe pse nuk ka një vendim përfundimtar për prishje, juristja Ballanca sqaron se konfliktet administrative shqyrtohen nga drejtësia. E kontaktuar nga Vizion Plus ministria e Brendshme sqaron se policia ka qenë në vendngjarje për të mbështetur Inspektoriatin, ndërkohë që përmes telefonit, kreu këtij institucioni, Zyhdi Dajti thotë se çështja momentalisht është në fazë kontrolli dhe nëse do të rezultojë të ketë ndonjë mangësi atëherë Task forca do të marrë një vendim për prishjen apo jo të ndërtesës. Sipas tij, shumë shpejt edhe banorët do të sqarohen për procedurat që do të ndiqen.

Share This Video


Download

  
Report form