http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej ditësh policia e qarkullimit rrugor ka nisur një aksion ne te gjithë vendin me synim parandalimin e aksidenteve rrugore, madje duke aplikuar masa te ashpra për drejtuesit e mjeteve ku nuk kane munguar edhe arrestimet. Por nga një vëzhgim te Vizion Plus vihet re se aksioni nuk zhvillohet me te njëjtin ritëm ne te gjithë vendin. Kështu ne disa akse te rëndësishme siç është ajo e Rrugës se Kombit, ku nuk kane munguar aksidentet tragjike, nuk vihet re prania e efektive te qarkullimit rrugor. Thuajse e njëjta situate është edhe ne qytetin e Fierit, ndërsa me ndryshe veprohet ne qytete te mëdha si Tirana, Shkodra, Korça e Vlora ku prania e policisë ne akse rrugore është disi me e madhe. Por për ekspertin e sigurisë rrugore Artur Sulçe vendosja e sigurisë rrugore nuk behet me aksione apo me show mediatik por me kontrolle te përhershme. Gjithashtu eksperti shprehet kundër masës ekstreme te arrestimit te shume drejtuesve te cilët janë kapur ne gjendje te dehur, duke rekomanduar masa me te ashpra administrative. Ndërkohë për here te pare Gjykata e Tiranës ka vendosur te lere ne burg një prej drejtuesve te mjeteve, i cili është kapur ne gjendje te dehur. Deri tani numërohen 140 persona te arrestuar ku ne 80 % te rasteve ata janë lëne te lire nga Gjykata, me kërkese te Prokurorisë.