http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Donald Trump do të ndërmarrë gjatë muajit nëntor një udhëtim në 5 vende aziatike për të siguruar mbështetje globale kundër kërcënimit që vjen nga Koreja e Veriut. Shtëpia e Bardhë njofton se këto takime me Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hauait, në udhëtimin 11-ditor, pritet të forcojnë vendosmërinë e ndërkombëtarëve për t?u përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut. SHBA shpreson se bisedimet do garantojnë plotësisht çarmatimin bërthamor të vendit komunist.Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një retorikë të nxehtë muajt e fundit. Vendi i izoluar ekonomikisht dhe politikisht zhvilloi testin e tij të 6 bërthamor këtë muaj, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, e ka paralajmëruar se do të kryejë edhe një tjetër prove në oqeanin paqësor. Trump, nga asambleja e Kombeve të Bashkuara kërcënoi se do të zhdukte nga faqja e dheut Korenë e Veriut, duke thënë se udhëheqësi i vendit komunist, Kim Jong-un është në një mision vetëvrasës. Ndërkohë, në një nga ndalesat e tij, Trump do të marrë pjesë edhe në samitin e vendeve aziatike në Manila, ku nuk përjashtohet një takim me presidentin e shumë kritikuar të Filipineve Duterte.