https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Universiteti i Mjekësisë, duhet te shkrihet" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndoshta edhe ne orët e leksioneve auditorët nuk janë kaq te mbushur sa këtë te marte. Dhjetëra studente te mjekësisë janë mbledhur për te kërkuar zhbërjen e Universitetit te Mjekësisë, krijuar ne janar te këtij viti. Studentet kane firmosur një peticion ku argumentojnë arsyet pse kërkojnë shkrirje te këtij universiteti. Me kryesorja eshte mosnjohja e diplomës ne vendet e Bashkimit Europian, qe pas kalimit nga fakultet ne Universitet. Kërkesa e studenteve është mbështetur edhe nga një grup mjekesh dhe pedagogesh te këtij Universiteti. Një tjetër problem qe ka dale pas ngritjes se Universitetit është edhe ai i specializanteve qe nuk u njihen vitet e specializimit. ne janar te këtij viti kalimi nga Fakultet ne Universitetit u be me një vendim te Këshillit te Ministrave mes zërave pro dhe kundër te profesorëve te QSUT. Me shume se një muaj me pare kryeministri Edi Rama paralajmëroi rishikim te këtij vendimi pas një procesi diskutimesh. Iniciativa e pare ka ardhur nga studentet te cilët paralajmëruan protesta me bojkotim mësimi, ne rast se Universiteti nuk shkrihet.

Share This Video


Download

  
Report form