Kriteret e reja tek Universiteti i Mjekësisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Universiteti i Mjekësisë shpall kriteret e reja dhe kërkon ndryshimin e skemës se pranimeve per vitin e ri akademik. Ne nje interviste per Vizion Plus rektori Arben Gjata deklaron se mesatarja mbi 8.5 është kushti kryesor qe duhet te plotësojnë maturantet qe synojnë degët e mjekësisë. Ne përllogaritjet e pikëve, nota mesatare e gjimnazit ka peshën me te madhe 70%, ndërsa 30% do ta ketë grupi i lendeve te përcaktuara nga universiteti. Rektori Arben Gjata do t?i kërkoje Ministrisë ndryshimin e skemës se pranimeve. Kreu i mjekësisë propozon vetëm nje raund aplikimesh per realizimin e kuotave dhe me pas lëvizje te listës ne rast se ka vende bosh. Nëse nje vite me pare shume te rinj cilësore iu drejtuan degëve te mjekësisë ne privat per shkak te frikës dhe paqartësisë se sistemit te pranimit, rektori Arben Gjata do te aplikoje nje politike te re për tërheqjen e me te mirëve. Vitin e ardhshëm Universiteti i Mjekësisë do te ketë kuota te veçanta transferimi, duke u mundësuar te rinjve qe ndjekin degët e mjekësisë ne fakultete te tjera te hyjnë ne shtet përmes konkursit me dosje dhe notes mesatare. Rektori Arben Gjata deklaron se edhe vitin e ardhshëm, tarifa e shkollimit nuk do te ndryshoje, 45 mije leke ne vit, ndërsa kuotat e pranimit do te rriten.

Share This Video


Download

  
Report form