Kosova në heshtje zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Kosovë këtë të shtunë është heshtje zgjedhore, teksa të dielën votohet për zgjedhjen e kryetarëve dhe Këshillave në 25 komuna të ndryshme në të gjithë vendin. Mbrëmjen e së premtes u mbyll edhe fushata elektorale pesë-ditore, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Përballjet më të forta për këtë balotazh, priten ato në Prishtinë, ku përballë kryebashkiakut aktual dhe kreut të LDK-së Isa Mustafa, është kandidati Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në Prizren, ku favorit është Ramadan Muja dhe në Gjakovë, ku ballafaqohen Palë Lekaj i AAK-së me Mimoza Kusari Lilën të AKR-së. Balotazh zhvillohet edhe në komunat veriore të banuara nga shumicë serbe. Në garën në këto zona, spikat ajo për Mitrovicën Veriore, mes Krstimir Pantiç dhe Oliver Ivanoviç. Sipas masave që janë marrë, pritet një prani e larta e policisë dhe KFOR-it në veri të vendit, aty ku më 3 nëntor u shënuan dhe incidentet më të renda. Në raundin e parë zgjedhjet përfunduan vetëm në 12 komuna.

Share This Video


Download

  
Report form