Sot, heshtje zgjedhore në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-10

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia është kete te shtune ne heshtje parazgjedhore, ndërsa fushata 20-dtore përfundoi mbreme ne mesnate. Megjithatë ketë te shtune voton diaspora, personat e sëmure dhe te pamundur, si edhe te burgosurit. Per këto kategori, vendvotimet jane hapur qe ne oren 7 ne mëngjes, ndërsa votimi do te mbyllet ne orën 19:00. Ne keto zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë. Ne votimet e kesaj te shtune ne diaspore, shtetasit jashte Maqedonisë mund ta ushtrojnë te drejten e tyre ne 41 perfaqesi diplomatike dhe zyra konsullore. Ne total te drejte vote kane mbi 1.7 milionë qytetare, te cilet gjate se dieles do te votojnë ne 3480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 vendvotime në njësinë e shtatë zgjedhore që përfshin diasporën. Keto zgjedhje, te cilesuara si nje test i rendesishem per te ardhmen e Maqedonie do te vëzhgohen nga 7585 vëzhgues vendas dhe 667 ndërkombëtare. Gjithashtu ato pritet te kene edhe pasqyrim te gjere mediatik, pasi 75 gazetare te huaj jane akredituar ne qendrën e mediave prane Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Share This Video


Download

  
Report form