Masa për armët e gjahut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në territorin e Shqipërisë ka në përdorim 150 mije armë gjahu, që duhet të përdoren vetëm gjate periudhës 1 tetor deri në 15 shkurt. Në të vërtetë ato jo vetëm përdoren në çdo muaj të vitit, por jo rrallë herë. Kanë qënë mjete krimi edhe për shkak të lehtësisë për nxjerrjen e lejes. Për këtë arsye Ministria e Brendshme dhe ajo e Mjedisit në projektligjet e reja për armët kane propozuar rregulla të reja për mbajtjen e armëve të gjahut. Penalitetet shkojnë nga gjobe deri në sekuestrim armë ose procedim penal për personat qe e mbajnë jashtë rregullave të caktuara. Paradoksi i dytë që ndodh me gjuetinë në Shqipëri është numri i madh jo vetëm i armeve, por edhe i vrasjeve të specieve. Çdo vit në Ministrinë e Mjedisit regjistrohen 5 mijë persona për të ushtruar aktivitetin e gjuetisë, ndërkohë që numri i armeve në përdorim është 30-fish me i madh. Edhe rregullat për marrjen e një arme gjahu do të forcohen. Aktualisht për t'u pajisur me të duhet të jesh mbi 22 vjeç, të besh një kërkesë ne komisariatin e lagjes dhe me një mjet identifikimi më vete e blen në çdo dyqan shitjesh armesh gjahu. Një tjetër propozim që është duke u shqyrtuar nga Ministria e Mjedisit është ai për dyllosjen e armëve jashtë sezonit të gjuetisë, por kjo procedure kushton 70 milionë lekë të rinj dhe duhet bërë dy herë në vit. Të dhënat zyrtare tregojnë për 125 vrasje me arme zjarri në vit, një pjese e konsiderueshme të cilave bëhen me armët e gjahut. Kjo është edhe arsyeja e forcimit të rregullave për armët e gjahut.

Share This Video


Download

  
Report form