Hetimet për karburantet, pas peshës, verifikim edhe cilësisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndërsa Prokuroria ka përfunduar hetimet në lidhje me abuzimet me peshën e karburanteve dhe është në fazën e vendimmarrjes, publiku ende nuk e di se cilat janë këto kompani që kanë abuzuar. Kjo për shkak të nenit 9 ligjit për inspektimet, i cili sanksionon që të dhënat e kontrolleve bëhen të ditura për publikun duke ruajtur konfidencialitetin, bazuar kjo në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Por, pavarësisht këtij ligji shumë të debatuar kreu aktual i inspektoratit qendror teknik, deklaron se shpejti ky institucion do të publikojë të dhënat për çdo kontroll së bashku me emrat e kompanitë që do të konstatohen me shkelje. Sipas Çelës tashme është rinovuar edhe laboratori i cili kryen matjet për cilësinë e karburanteve, ndërsa ka përfunduar fazën e pare të infektimeve që përfshin kryesisht pikat e karburanteve përgjatë autostradës Tirane- Durrës. Në lidhje me cilësinë e karburanteve është duke hetuar edhe Prokuroria e Tiranës. Megjithëse edhe ky hetim ka nisur njëkohësisht me abuzimet me sasinë, burime nga grupi hetimore kane bërë me dije se janë ende në fazën e verifikimeve. Hetimi nisi kryesisht pas shkeljeve te konstatuara nga Drejtoria e Metrologjisë e cila nuk pranoi të publikonte emrat e subjekteve abuzues dhe vete organi i akuzës vendosi ta thelloje si hetim duke përfshirë edhe cilësinë e karburanteve.

Share This Video


Download

  
Report form