Manziku: Karburantet të aplikojnë për licencë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka nisur këtë te enjte aksionin per te mbyllur te gjitha pikat e karburanteve, qe nuk janë te pajisur me licence.

Nënkryetari i Bashkisë se Tiranës, Arber Mazniku, thotë se nga 173 pikat e karburanteve qe operojnë, asnjëra nuk ka dokumentacion te rregullt. Si pasoje, ato do te mbyllen te gjitha, deri ne momentin qe do te nisin procedurat për licencim.

Ky aksion, sipas Bashkisë se Tiranës, do te eliminoje nga tregu ato pika te cilat krijojnë trafik ne rruge e qe bëhen burim aksidentesh, duke rrezikuar jetën e banoreve.

Sipas Maznikut, shumica e pikave te karburanteve janë ndërtime pa leje, dhe ato duhet te nisin procedurat e legalizimit. Nga ana tjetër, te gjitha subjektet qe do te fitojnë licencën, do duhet t?i paguajnë Bashkisë se Tiranës, 3 milion leke te reja.

Share This Video


Download

  
Report form