Elbasan, akuza prefekturës për sinjalistikën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 muajt e parë të këtij viti shënojnë një bilanc lufte sa i takon aksidenteve automobilistike në qarkun e Elbasanit. Sipas statistikave zyrtare, në rrugët që përshkojnë këtë rajon janë shënuar më shumë se 200 aksidente, si pasojë e të cilave 30 persona kanë humbur jetën dhe 252 të tjerë janë plagosur, 30 prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. Kjo situatë ka detyruar drejtuesit e rinj të policisë rrugore atje që të organizojnë një takim me prefektin, gjatë të cilit u ngrit shqetësimi i mungesës së sinjalistikës rrugore në rrugë. Shefi i policisë rrugore të Elbasanit, Luan Shehaj përmendi akset më problematike sa i takon mungesës së sigurisë në rrugë. Mungesa tabelave orientuese në rrugën nacionale Peqin deri Qafëthanë, si në drejtim të shpejtësisë, por edhe të hyrjeve në kthesa bën që çdo person që udhëton në këto akse të haste me vështirësi dhe anomali të shumta dhe si pasojë kjo sjell edhe aksidente me vdekje. Por, shkak tjetër për aksidentet në rrugë është edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit të drejtuesve të mjeteve. Pak javë më parë, katër persona gjetën vdekjen në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, gjatë një parakalimi të gabuar nga një fugon pasagjerësh. Shqetësimi tjetër i madh në këtë periudhë të stinës së dimrit mbeten ngricat në rrugë, për të cilat shefi i qarkullimit rrugor Shehaj akuzoi firmat e mirëmbajtjes së rrugëve që në pjesën më të madhe të tyre nuk përdorin kripe në këto rrugë por hedhin zhavorre, duke shtuar pasigurinë në rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form