http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama dhe kreun e Parlamentit Meta se kane ndërhyre ne hetimin e çështjes Doshi. Ne një deklarate per mediat, sekretari i përgjithshëm i PD-se Arben Ristani tha se Edi Rama kishte dijeni qe me pare per te kaluarën e Mark Frrokut, por e fshehën per te shantazhuar deputetin ne mënyre qe ai te jepte dëshminë siç i interesonte Ilir Metes. Sipas selisë blu, Brukseli ka kërkuar qe me pare qe Mark Frroku te vihet para drejtësisë, por qeveria nuk ka reaguar çka vërteton lidhjen e Edi Rames me krimin. Argumentet e PD-se këmbëngulin se e shkuara e Frrokut ka qene e njohur për qeverinë Rama - Meta, por u përdor për përfitime elektorale.