http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkolla e Mesme Profesionale "Thoma Papapano" në Gjirokastër po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e të rinjve që duan të formësojnë një drejtim për të ardhmen e tyre, por edhe për shkak se tashmë kjo shkollë ka të plotësuar edhe kurikulën e saj 4-vjeçare. Shkolla përgatit teknikë dhe profesionistë në disa specialitete, por ajo që të bën përshtypje është fakti se në këtë shkollë profesionale nuk përgatiten profesionistë që do të mund të mirëmbajnë këtë qytet muze. Drejtori i shkollës Thoma Voda shpjegon arsyet se përse në këtë institucion nuk përgatiten gurëgdhëndës apo marangozë. Sot në këtë shkollë ku mësojë 174 nxënës ka degë të tilla si ato në shërbimet e mjeteve të transportit, dega Elektrike, Komjuterike, ajo e instaluesve të sistemeve Termo -- Hidraulike, por mungon gjithashtu edhe dega e agrobiznesit, shumë e përhapur në këtë zonë dhe që do të plotësonte shumë nevojat e fermerëve në zonat rurale.