Peshkopi, jo më tregtim mishi në rrugë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregtarët e mishit dhe bulmetit në Peshkopi kanë reaguar kështu ndaj vendimit të bashkisë për të mos lejuar më shitjen e këtyre produkteve në vende të pamiratuara nga autoritetet lokale dhe që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare. Policia bashkiake nuk lejoi vijimin e pazarit në këtë vend të paautorizuar, ndërkohë që në thertoren e ngritur një vit e gjysmë më parë nuk shkon askush nga tregtarët e mishit. Inspektori i bashkisë, Sajmir Meta, thotë se nuk do të lejojë më therjen dhe tregtimin e mishit në vende të papërshtatshme. Kjo është hera e parë që bashkia e Peshkopisë ndërhyn për të mos lejuar tregtimin e mishit në vende jo të pastra dhe afër pallateve apo në mjedise të hapura në qendrat e banuara. Në këtë qytet ushtrojnë këtë aktivitet disa dhjetëra tregtarë dhe fshatarë të zonës përreth, ndërkohë që çuditërisht asnjë prej tyre nuk është dakord që tregtimi i mishit dhe bulmetit të bëhet në një vend të përshtatshëm si për ta, ashtu edhe për konsumatorët.

Share This Video


Download

  
Report form