Hetimi për karburantet, abuzimi ka qene i qëllimshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria ka vërtetuar se katër pikat e karburanteve, administratoret e të cilave do të ndiqen penalisht, nën akuzën e mashtrimit, kishin dijeni se pistoletat mbushëse të naftës dhe benzinës nuk kalibronin në rregull. Kjo sipas akuzës vërtetohet me faktin se karburantët në fjalë ishin bllokuar disa herë nga Inspektorati i Metrologjisë, po pavarësisht kësaj, ato kanë vijuar punën. Për rastet e bllokimeve, Prokuroria disponon dokumentet përkatëse si dhe dëshmitë e vetë inspektoreve. Për momentin nuk bëhen të ditura se kujt kompani i përkasin pikat në fjalë,  por burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se dy prej tyre janë brenda në kryeqytet në zona mjaft të populluara afër qendrës, ndërsa dy të tjera në periferi. Dosja pritet të dërgohet në Gjykate, ndërsa hetimet në lidhje me cilësinë e karburanteve te nisura paralelisht janë ende në fazën e verifikimeve. Hetimi për abuzimet me peshën dhe cilësinë  e karburanteve nisi kryesisht nga organi i akuzës pas deklaratës zyrtare të Drejtorisë së Metrologjisë, e cila në gusht të vitit të kaluar publikoi rezultatet e një kontrolli të ushtruar në kryeqytet ku shtatë pika, rezultuan me probleme. Ky institucion u mjaftua vetëm me masën administrative të gjobës ndaj tyre, ndërsa për organin e akuzës  kishte edhe elemente të veprës penale. Por pavarësisht hetimit të nisur dhe akuzës që për të paktën në katër raste është e provuar  për qytetaret ende nuk janë bere të ditura emrat e kompanive të cilat kanë abuzuar duke u shitur qytetareve më pak karburant, se sa kanë paguar.

Share This Video


Download

  
Report form