Vërtetohet abuzimi me karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria ka vërtetuar se katër nga shtatë pikat e karburanteve, të cilat u gjetën me shkelje nga Metrologjia duke abuzuar me peshën e kanë bërë këtë qëllimisht. Për këtë arsye katër administratorët, e tyre do të dërgohen në gjykatë nën akuzën e mashtrimit. Burime nga organi  i akuzës kanë bërë të ditur për Vizion Plus se kanë përfunduar hetimin e dosjes,  e cila pritet të dërgohet në gjykatë. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet në lidhje me cilësinë e karburanteve. Hetimi për karburantet nisi kryesisht nga njësia task forc e prokurorisë së Tiranës pas një kontrolli të metrologjisë, e cila deklaroi se nga 240 pika të kontrolluara 7 u gjeten me probleme. Vetë metrologjia nuk bëri kallëzim me argumentin se ekspertët e këtij institucioni nuk ishin të bindur se kishte një  dëmtim të qëllimshëm të pistoletave që hedhin karburant ne makina, apo ishte një defekt i tyre. Pikat e zbuluara me shkelje u gjobiten me nga 750 mije lekë secila por, lista me emrat e pikave nuk është bërë publike për mediat dhe publikun ende, nën argumentit se ligji e ndalon në mbrojtje të privatësisë. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë në Maqedoni sapo u zbulua një rast abuzimi me cilësinë e benzinës në një pikë karburanti, emri u bë publik dhe nisi hetimi ndërsa vetë kompania premtoi dëmshpërblim të të gjithë makinave që ishin dëmtuar nga përzierja e karburantit me ujë.

Share This Video


Download

  
Report form