http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një ekonomi që është në krizë, ajo që duhet bërë sugjerojnë ekspertët është konsumi. Për këtë arsye, interesi i depozitave bankare ra ndjeshëm me qellim që të dekurajohen kursimet. Por që të stimulohet konsumi, qytetaret kanë nevojë për sigurinë në vendet e tyre të punës, por edhe në klimën ekonomike në tërësi. Por, a po arrihet të stimulohet konsumi në vendin tonë, qoftë edhe me masa të tilla? Ekonomistet mendojnë se jo. Por në një vend ku pjesa më e madhe e debateve publike fokusohet tek kriza ekonomike, atëherë, efekti psikologjik që përcillet tek konsumatori është frenimi në shpenzime. Qeveria ka në plan që në mesin e këtij viti të miratojë një pakte të re fiskale, ku një ndër sektorët që pritet të favorizohet janë fasonët, të cilët mbajnë një numër të lartë të punësuarve në vend.