Aksident tragjik në Kukës, shënohen 6 viktima - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksident tragjik me pasojë vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve në Kukës. Tragjedia ndodhi sot në mëngjes rreth orës 06:45 minuta tek një kthesë e fortë në vendin e quajtur "Ura e Topojanit", kur automjeti tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë, rreth 100 metër poshtë saj. Për pasojë kanë humbur jetën menjëherë Zykri Shehu 65 vjeç, Feim Biba 58 vjeç dhe Zamir Karanxha 42 vjeç. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe policisë të mbijetuarit janë transportuar për në spitalin e Kukësit. Transportimi iI tyre ka zgjatur më shumë se një ore dhe në spital kanë vdekur edhe Bashkim Çuni 21 vjeç, gruaja e vëllait të tij, Majlinda Cuni 23 vjeç, shtatzënë 4-muajshe dhe Meleqe Serani, 22 vjeç.Pasi u është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kukësit të plagosurit janë përcjellë për në Tiranë në gjendje të rendë. I plagosuri Xhevahir Çuni është transportuar me helikopter ndërsa me autoambulanca drejt Tiranës kanë udhëtuar Zyrie Kovaçi, Petrit Mustafa dhe Rrustem Binba. Ndërsa në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën janë Servet Hoxha dhe 3-vjeçarja Besara Kovaçi. Në spitalin e Kukësit ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja që ka ngushëlluar të afërmit e viktimave dhe ka ndjekur operacionin për transportimin e tyre në Tiranë.Nga të dhënat e para konfirmohet se shkak i tragjedisë ka qenë dalja e automjetit jashtë kontrollit e automjetit nga ana e shoferit Xhevahir Çuni. Vendi ku ndodhi aksidenti nuk ka qenë me akull, por mjeti sipas policisë ka pasur shpejtësi gjatë lëvizjes. Ky aksident është më i rëndi që ka ndodhur në Kukës, në 20 vitet e fundit. Të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit ishin banorë të zonave të thella nga komunat Topojan dhe Shishtavec dhe po udhëtonin për në Kukës me furgonin e linjës. Rruga Kukës-Shishtavec është tërësisht e amortizuar dhe në disa segmente të saj, jashtë çdo funksioni.

Share This Video


Download

  
Report form