Një 30 vjeçar ka humbur jetën në një aksident me motorr në rrugën e kombit në Kukës, pranë tunelit të Kalimashit.
Një motorr me targa të Kosovës teksa ka qenë duke ecur me shpejtësi shumë të lartë, tej normave ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Pas përplasjes motorri është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ka mbërritur zjarrëfikëset dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Drejtuesi i motorrit, 30 vjeç nga Gjilani ka humbur jetën në spitalin e Kukësit.