Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht nivelit të lartë të korrupsionit në Shqipëria pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë është një nga arsyet pse kërkohet me ngulm Reforma në Drejtësi. Rumania si një ndër vendet e BE ku janë ndëshkuar së fundmi 320 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë ka ofruar bashkëpunim kolegëve shqiptarë.Për herë të parë në Shqipëri kanë ardhur 6 gjyqtarë të Bukureshtit të cilët përmes takimeve dy ditore me gjyqtarët e Faktit në Korçë sjellin eksperiencën e tyre të suksesshme në luftën ndaj korrupsionit.
Rumania është një ndër vendet e Bashkimit Europian që kohët e fundit ka çuar përpara drejtësisë zyrtarë të nivelit të lartë. Për të sjellë eksperiencën në Shqipëri, në ditët kur po diskutohet Reforma në Drejtësi konsulli i Rumanisë Elvis Toçi, ka mundësuar sjelljen e një grupi gjykatësish të nivelit të lartë nga Bukureshti.
Gjatë takimeve dy ditor në Gjykatën e Faktit Korçë u diskutua për herë të parë në këtë format për mënyrat se si mund të bashkëpunohet mes gjyqtarëve të dy vendeve për të qenë sa më efikas në luftën kundër korrupsionit dhe dhënien e drejtësisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtaret-rumune-bashkepunim-me-gjyqtaret-shqiptare-ne-luften-antikorrupsion/