http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbifaturmi i energjisë është një ndwr problemet qw ende nuk ka marrw zgjidhje, madje është renduar. Vetë Enti Rregullatori i Energjisë konstatoi në raportin vjetor të monitorimit të kompanisë CEZ një rritje të lartë të numrit të ankesave ku më të lartat rezultonin ato të mbifaturimit, ose keqfaturimit. Vetëm në vitin 2013-të, numri i ankesave krahasuar me një vit më parë u rrit me 18 mijë të tilla, edhe pse menaxhimi këtë herë nuk ishte nga ana e kompanisë private por nga shteti.Rasti i kësaj fature tregon qartë kaosin që ndodh me kompaninë që menaxhon rrjetin e shpërndarjes. Këtij konsumatori fatura e janarit i ka ardhur 0 lekë, dhe ajo e muajit shkurt 24 mijë lek. Kështu për çdo kilovat orë të faturuar mbi limitin 300, CEZ arkëton më shumë para.Por ky nuk është shembulli i vetëm. Mjafton një vëzhgim në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe qytetarë të shumtë të afrohen për të treguar faturat e larta të energjisë që i kanë ardhur këtë muaj. Konsumatorët kërkojnë që në momentin që lexohet matësi nga faturisti të jenë edhe ata të pranishëm. Ndërsa vetë kompania CEZ thotë që çdo rast për të cilët qytetarët kanë ankesa si për mbifaturim ashtu edhe për ndërprerje të padrejtë të energjisë elektrike duhet të shkojnë të kërkojnë një zgjidhje në zyrat e kujdesit ndaj klientit.