Investimet e huaja në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë koha kur privatizimet strategjike jepnin kontribut të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë nuk është më. I mbetet qeverisë shqiptare të hartojë politikat e duhura për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj" Por cila janë arsyet që një shtetas nga çdo vend i botës duhet të shtyhet dhe të vijë të investojë në Shqipëri. Vetë Banka Botërore te raporti i përvitshëm që publikon "Doing business ", rendit si aftësitë kryesore të potencialit tregtar të një vendi: procedurat e hapjes së një biznesi, lehtësinë e lejeve të ndërtimit apo dhënies së licencave, sigurinë e pronës, vlerën e taksave, besimin në sistemin e drejtësisë, gjetjen e financimit dhe furnizimin me energji elektrike. Por në fakt klima e biznesit në vendin tonë po të varet nga këto elementë na bën shumë pak konkurrues me rajonin. Sorin Dimitriu, President i Dhomës së Tregtisë së Bukureshtit na thotë se interesi që kanë investitorët rumunë në Shqipëri është në fushën e turizmit, energjisë dhe fasonëve. Por jo për shkak të politikave të bëra deri më sot. Një nisëm që po merret nga qeveria shqiptare për të afruar investitorët është krijimi i zonave të lira ekonomike, ku të gjitha bizneset e llojit prodhues do të kenë hapësira të siguruara nga shteti dhe do të paguajnë qera 1 euro. E në fakt në vite shpesh kemi dëgjuar për nisma nga më të ndryshmet qeveritë tona ndjekin për të sjellë bizneset e huaja, por pyetja që ngrihet është se sa të suksesshme do të jenë këto lloj politikash nëse më parë nuk rregullojmë dy çështjet më të rëndësishme: sistemin e drejtësisë dhe eliminimin e procedurave të gjata që duhet të kalojë një sipërmarrës, të cilat në shumë raste bëhen edhe burim i kostove shtesë që ata paguajnë.

Share This Video


Download

  
Report form