Partizani -- Tirana, objektiva të ndryshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse është një ndeshje derbi dhe si i tillë ka brenda rivalitetin dhe emocionin, Tirana e quan takimin kundër Partizanit të shtunën një finale më vete pasi lufton për mbijetesën. Në deklaratën e tij tekniku Magani ka bërë të ditur se edhe pse supersfida nuk ka favoritë, fitorja i shkon për shtat Tiranës si ekipi më i mirë dhe nëse bardheblutë dalin me tre pikë nga kjo ndeshje atëherë me 70 % mbetet në superiore. Tirana për këtë ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20 të shtunën nuk do të ketë shërbimet e dy afrikaneve Ndikumana dhe Kahaata. Aktualisht bardheblutë janë një pikë më shumë se zona e ftohtë e rënies nga kategoria. Ndërkohë derbi i kryeqytetit duket se ka marrë edhe ngjyrime politike. E nëse skuadra e Partizanit ka deklaruar se i ka bërë ftesë Kryeministrit Rama për të qënë i pranishëm në stadium, Tirana është kundërpërgjigjur duke ftuar kreun e opozitës Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form