Festivali kulturor i rinisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të rinjve iu është dhëne një tjetër mundësi për të qënë sa me afër kulturës dhe traditës. Për herë të parë, kolegjet turke me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Universitetin e Arteve si dhe Universitete te tjera private, kanë organizuar këtë të shtunë një festival kulturor ndërkombëtar të rinisë. I organizuar në Pallatin e Kongreseve festa solli për disa orë, këngë dhe valle të performuara nga të rinjtë që vinin nga i gjithë rajoni. Rreth 150 kolegje turke në botë, e kanë bërë këtë festival të kulturës një traditë, e cila po gjen vendin e saj edhe në Shqipëri. Eventi synon që të hapë një dritare të madhe kulturore në rajon. Festivale të kësaj natyre shihen si mundësi e mirë për të ndarë e për të përjetuar së bashku kultura, gjuhë e tradita të ndryshme, bazuar në harmoninë tolerancën dhe mirëkuptimin.

Share This Video


Download

  
Report form