PD, akuza Lames legalizimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka akuzuar kreun e ALUIZNI-t, Artan Lame se, për interesa të pastra përfitimi, ka bërë një subjekt privat pronar të një trualli në mes të Tiranës. Sipas PD-së, Lame i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, sikur në këtë sipërfaqe të kishte një ndërtim pa leje. Ky vendim sipas PD është marrë më datën 14 shkurt.Duke i paraqitur mediave disa dokumente, PD sqaron se në këtë sipërfaqe të dhuruar nga Lame, 70 metra katrorë i takojnë një familjeje tiranase. Me këtë veprim kreu i ALUIZNIT i ka hequr, sipas PD, të drejtën e pronësisë kësaj familjeje.Por pas këtyre akuzave ka reaguar nga Lezha Artan Lame i cili ndodhej atje për shpërndarjen e disa lejeve të legalizimeve. Kreu i ALUIZNIT, i ka cilësuar si shpifje deklaratat e PD duke mohuar çdo lloj abuzimi nga institucioni që ai drejton.

Share This Video


Download

  
Report form