PD akuza qeverisë për “Gulf” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka reaguar per falimentimin e kompanisë se naftës Gulf, duke artikuluar akuzën se kjo është dëshmi e nje rrjeti korruptiv në qendër te te cilit është qeveria, e cila ka garantuar veprimtarinë tregtare te kësaj kompanie. Nënkryetarja e komisionit te ekonomisë Jorida Tabaku ka akuzuar Ministrinë e Financave dhe ate te Energjisë qe heshtin per falimentimin e nje kompanie që bënte mesatarisht 3.8 miliardë lekë xhiro vjetore.



 ?Kompania raportohet se ka detyrime të papaguara ndaj shtetit, raportohet se ka sigurime shoqërore të papaguara. Por si ka mundësi që një biznesi të vogël i vendoset gjobë prej 50 000 lekësh megjithëse janë të vetëpunësuar dhe kjo skemë mashtrimi fiskal nuk është parë nga sytë e shtetit??



Nga ana tjetër, Partia Demokratike përveç dëmeve qe i jane shkaktuar shtetit, ka listuar edhe demet qe shqiptaret kane pësuar nga kjo kompani.



 ?Pjesë tjetër ku janë dëmtuar konsumatorët shqiptarë është elementi që ka ndodhur javën e fundit të operimit të kompanisë së ashtuquajtur ?Gulf?, ku janë dhënë me mijëra me mijëra tollona që i janë shitur konsumatorëve, të cilët sot shkojnë dhe kanë vetëm letra bakalli në dorën e tyre dhe nuk marrin dot shërbimin, nuk marrin dot mallin për të cilët ato kanë parapaguar me një çmim i cili ishte i favorshëm, por që ishte tërësisht i rremë.?



Sipas PD, kjo skeme nuk mund te ngrihet brenda ditës, pa miratimin e qeverise e per ketë arsye organet përgjegjëse nuk e kanë hetuar pavarësisht fakteve të qarta

Share This Video


Download

  
Report form