http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atë që nuk e kanë zgjidhur dot me aksione policore, përfaqësuesit e shtetit kanë tentuar ta zgjidhin me ndihmën e fëmijëve. Pikërisht brezit të ri të familjeve lazarartse, konkretisht nxënësve e shkollës së mesme të Lazaratit "Muhamet Gjollesha" iu është kërkuar të bindin familjet e tyre që të merren me punë të ndershme. Por duket se fryma e përgjithshme, se kultivimi i lëndëve narkotike është i vetmi burim jetese deri sa shteti të hapë të tjera fronte pune, ka prekur tashme edhe këtë brez. Për prefekten e qarkut Zamira Rami, kjo faze ndërgjegjësimi lidhur me kultivimin e paligjshëm të bimëve narkotike, është nisja e një fushate më të gjërë. Prej vitesh tashme, rreth 7 mijë banorë të Lazaratit jetojnë me kultivimin e hashashit, duke u renditur në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Evropë.