http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se do të miratojë i vetëm reformën territoriale. Gjatë një inaugurimit të një rruge në zonën Kodër Kamëz, Basha e konsideroi si të rrezikshëm qëndrimin e mazhorancës për t'ju larguar konsensusit për reformën.Basha u ndal sërish tek çështja e fondeve, që sipas tij Rama i ka ndarë ato në mënyrë të pabarabartë. Ai evidentoi se qytetarët e Tiranës edhe pse kontribuojnë më shumë kanë më pak investime.Këto deklarata lideri i opozitës i bëri gjatë inaugurimit të unazës në zonën e Kodër Kamzës, një investim që i shërben 12 mijë banorëve të kësaj zone.