http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregu i naftës në vend mund të krahasohet me ajsbergun të cilit i shohim vetëm majën, pasi pjesën më të madhe e ka të padukshme, e funksionon prej vitesh në abuzivitet, në kurriz të konsumatorëve. Publikimi i emrave të 45 kompanive që tregtonin naftë jashtë cilësisë së lejuar është vetëm një pjesë e vogël e asaj që të gjithë kemi perceptuar për këtë treg. Bizneset e hidrokarbureve pohojnë se importi i karburantit është brenda normave të lejuara, problemi qëndron në tregun vendas. Në fakt emrat e firmave të penalizuara nuk përfaqësojnë asnjë prej kompanive të mëdha në këtë treg. Ndërkohë që aksioni i inspektoratit qendror ka vendosur vetëm gjoba dhe nuk ka marrë asnjë masë për mbyllje aktiviteti. Përzierja që i bëhet naftës së importit është një fenomen i cili funksionon prej vitesh, por deri më sot askush nuk i ka dhënë fund këtij problem, ndërsa kostot i mbajnë qytetarët. Publikimi i emrave të kompanive që kanë abuzuar me cilësinë e naftës është një hap pozitiv, por e rëndësishme është që kjo praktikë të shtrihet edhe tek të ashtuquajturit "peshqit e mëdhenj" të këtij tregu.