http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumica e fëmijëve sot nuk e kanë idenë se çfarë janë librezat e bibliotekës së qytetit, ndërsa praktika e anëtarësimit në biblioteka ndiqet në shumë pak shkolla të vendit. Tradita që sa vjen e shuhet ruhet ende në Gjirokastër ku në bibliotekën e qytetit ka 300 nxënës që shkojnë periodikisht dhe lexojnë e marrin libra. Andrea Koçollari, është një fëmijë që ka pak kohë që ka ardhur nga Greqia, por i pëlqen që të lexojë libra shqip për fëmijë, falë edhe këmbënguljes së prindërve. Kurse Anastasia është prej disa kohësh anëtare e rregullt e bibliotekës në qendrën kulturore të fëmijëve. Në ditën botërore të librit, drejtuesit e bibliotekës së fëmijëve në Gjirokastër bëjnë apel për më shumë botime për fëmijë, në mënyrë që të përballohet sulmi i shfrenuar i internetit. Por përkundër kësaj tradite të kontaktit të drejtpërdrejtë me librin, fëmijët sot janë nën trysninë e teknologjisë dhe përparimit të internetit. Rovin Laro është një maturant që i pëlqen të lexojë libra, por sipas tij ajo që ofron interneti është më praktike. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive. Në zonën e Katalonjës në Spanjë ka qenë traditë që ti dhurohej një trëndafil atij që blinte një libër. Ndërsa sot në Shqipëri, një nga arsyet që njerëzit janë larguar nga libri, janë edhe botimet me çmime shumë të shtrenjta