http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikur të mos mjaftoje informaliteti në ekonomi dhe borxhi në energjetikë prej 1.1 miliardë dollar, buxheti i shtetit po kërcënohet serish edhe nga kaosi i krijuar në vite në çështjet e pronave. Vendimet e njëpasnjëshme të Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e pronësisë, po i marrin frymën buxhetit, pasi kostot që qeveria duhet të paguajë, arrijnë në miliona euro, ndaj Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron qeverisë që t'i japë një zgjidhje këtij fenomeni, pasi faturat nga Strasburgu do të vijnë duke u rritur.