Afati i fundit për pronat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
23 maji shënon afatin e fundit për aplikimet e ish-pronarëve. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtorja Sonila Qato sqaron se zyra e Agjencisë së Trajtimit të Pronës do të punojë deri në momentin që aty do të ndodhet qytetari i fundit, pasi nuk do të ketë më një shtyrje të afatit për aplikim. Drejtorja e Agjencisë së Trajtimit të Pronës shprehet se të gjithë të interesuarit do të njoftohen zyrtarisht nga institucioni për përgjigjen nëse kanë të drejtë të marrin aktin e pronësisë apo jo. Nuk ka asnjë afat se kur do të jepen përgjigjet për këtë kategori aplikuesish, pasi përparësi në këtë proces ka kërkesa më e vjetër. Përgjatë 90 ditëve janë më mijera qytetarë që kanë shkuar pranë kësaj Agjencie për të aplikuar. Fillimisht interesimi i tyre ka qenë i vogël, jo më shumë se 50 kërkesa në ditë, por në javët e fundit, fluksi arriti deri në 500 aplikime. - See more at: http://vizionplus.al/afati-i-fundit-per-pronat/#sthash.terNAjCd.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form