http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krahas masave shtrënguese që janë ndërmarrë për të gjithë ata abonentë që nuk e paguajnë energjinë elektrike, qeveria po nxit edhe masa lehtësuese për paguesit e rregullt. Mjafton të keni një celular çfarëdo dhe ju duke nisur nga muaji qershor do të mund të paguani faturën e energjisë nëpërmjet telefonit, pa qene e nevojshme të keni internet. Mjafton që numri i celularit të jetë i lidhur me llogarinë bankare. Kjo është një nga masat e para që vjen në javën e inovacionit, jave e cila ka si qellim të ofrojë të gjitha shërbimet e reja teknologjike që ndikojnë në përmirësimin e jetesës sonë. Por ky nuk do të jetë shërbimi i vetëm publik, që do të ofrohet nëpërmjet telefonit. Këto shërbime teknologjike po ndikojnë në jetesën tonë duke na i bërë atë gjithnjë e më të lehtë.