http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës sekuestroi sot në orët e para të mëngjesit 1546 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në hyrje të autostradës. Sasia e madhe e drogës po transportohej në një mjet tip furgon ndërsa një automjet tjetër po e shoqëronte ngarkesën e lëndës narkotike drejt qytetit bregdetar. Policia arrestoi drejtuesit e të dy mjeteve Armando Kuçi dhe Julian Byzyka, që të dy nga qyteti I Fierit. Operacioni I koduar "Restart" ishte finalizim i një pune operative falë informacioneve të marra nga policia për aktivitetin kriminal.