http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përfundimit të superligës, edicioni 2013-2014 në futbollin shqiptar mbyllet në fundjave me finalen e Kupës se Shqipërisë. Përballë njëra-tjetrës janë dy skuadra, nënkampionet e superligës Kukësi që prek për herë të parë një finale dhe vlonjatët e Flamurtarit. Drejtuesit e skuadrës verilindore nuk kanë asnjë dyshim për këtë ndeshje; fundi i kësaj finale do ta gjejë ekipin e Kukësit për herë të parë në histori fitues të këtij trofeu. Me mjaft probleme ekonomike dhe mbi të gjitha luftë deri në fund për mbijetesën, skuadra e Flamurtarit është surpriza e këtij edicioni në kupë. Edhe pse me disa mungesa si Mici Mocka apo Dushku në dyshim deri në fund, vlonjatët kanë eksperiencën në të tilla turne. Ata kanë arritur të rrëmbejnë tre trofe në historinë e tyre duke qene edhe 8 herë finalist. Interesant është fakti se triumfi i fundit i Flamurtarit daton në vitin 2009, vit në të cilin për koincidence luftuan për mbijetesën. Takimi final i Kupës së Shqipërisë do të luhet të dielën në "Qemal Stafa" në orën 18:00 edhe pse terreni është renduar së tepërmi ditët e fundit nga kushtet atmosferike.