http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest me burg? për Dash Kupën, personin e gjashtë të arrestuar për grabitjen në Qafë Kashar ku u rrëmbyen 3.2 mln dollarë. Dash Kupa është i dyshuar si personi që përplasi makinën me paratë e bankës, e cila më pas u grabit nga pjesëtar te tjerë te bandës. I pandehuri nuk foli para trupit gjykues duke lënë avokatin te njihet me pare me fashikullin e dosjes gjyqësore. Dash Kupa 41 vjeç banues në Tiranë, pjesëtar i familjes Kupa, u kap në 21 shkurt në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë teksa po tentonte të arratisej nga vendi. Deri tani janë arrestuar gjashtë persona për grabitjen në Kashar, ndërsa në kërkim është Admir Murataj, i njohur edhe si koka e bandës që grabiti 3.2 mln dollarë.