http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë fëmijë të shkollës franceze në Tiranë dhe Miti Stroni në Pojan Fier, të cilët ëndërrojnë që një ditë të bëhen arkeologë. Ndërsa këto janë varret e krijuara gjatë këtyre viteve në qendër të parkut arkeologjik të Apolonisë së lashtë. Një ditë nëse ata do të bëhen arkeologë, nuk do të jetë çudi, që të zbulojnë jo pjesë të trashëgimisë sonë historike, por eshtra të banorëve të zonës të varrosur këtu vitet e fundit. Por ekzistenca e këtij problemi për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, zgjidhet vetëm me sensibilizim të komunitetit. Komuniteti ortodoks i zonës në Dërmënas me një vendim të komunës të vitit 2005 I lejon banorëve të tre fshatrave, Pojan, Havaleas dhe Shtyllas të kryejnë në këtë varrezë ritet mortore duke rrezikuar trashëgiminë historike dhe kulturore. Megjithëse ka një urdhër të ministres Kumbaro për pezullimin e kryerjes së riteve në këtë zonë banorët pretendojnë se këtu kanë patur historikisht vendin e varreve të të parëve dhe se varrimet janë të ligjshme deri sa të zihet e gjithë sipërfaqja e rrethuar brenda parkut. Deklarata e Ministres Kumbaro u bë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Apoloninë e lashtë gjatë të cilit u zhvilluan edhe gërmime të improvizara në terren, vizita në muze si dhe shëtitje në parkun arkeologjik të Apolonisë.