http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vajza të shumta nga qytete të ndryshme të vendit kanë mbërritur këtë fundjavë në qendrën tregtare "Concord" për të marrë pjesë në audicionin e "Miss Shqipëria 2014". Gjatë ditës së shtunë organizatorët e këtij eventi thonë se kanë pritur një fluks të madh bukuroshësh. Por jo të gjitha mund të përzgjidhen pavarësisht hijeshisë së tyre.Grimieri Gazmend Ujkashi vlerëson se përveç moshës rëndësi kanë edhe të tjera kritere që nuk duhen shmangur në këtë konkurs bukurie. Por jo vetëm konkurs bukurie. vajzat dhe shoqëruesit e tyre e kanë shfrytëzuar qendrën tregtare për blerje dhe argëtim. Përzgjedhja e vajzave ka nisur ditën e premte dhe do te vijoje per katër dite radhazi, deri me 26 Maj.