http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kohëve kur nxënësit gënjenin prindërit për mungesat dhe notat në shkollë po u vjen fundi. Aplikimi i standardeve të reja të Teknologjisë së Informacionit do të jetë dhe në favor të prindërve. Çdo notë e fëmijëve apo largim i tyre nga orët e mësimit do t'u raportohet online prindërve. Këtë shans do ta kenë të parët prindërit e nxënësve të shkollës "Çajupi' në Tiranë. Regjistri elektronik, pjesë e klasës inteligjente është ngritur për herë të parë në këtë gjimnaz të kryeqytetit për t'u shtrirë më pas sipas Ministres së Arismit në çdo shkollë të vendit. Kreu i qeverisë Edi Rama siguroi se Teknologjia e Informacionit do të krijojë standarde të barabarta për të gjithë nxënësit pavarësisht nivelit ekonomik dhe rrethit ku jetojnë. Përmes batuës, kryeministri u kujtoi nxënësve koston e Teknologjisë së Informacionit, pamundësinë për të gënjyer prindërit. Në klasën inteligjente, mësimi zhvillohet me ndihmën e internetit. Krahas dërrasës elektronike, shkolla pajiset dhe me regjistra dixhital ku çdo e dhëne e nxënësve kalon online në telefonat dhe kompjuterët e prindërve.