Abuzim me ish të përndjekurit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra dosje ish të përndjekurish politikë janë lëne pa shqyrtuar prej vitesh, duke mos i përfshirë ata fare në numrin e përgjithshëm të kësaj kategorie. Në një intervistë për Vizion Plus zv/Ministrja e Mirëqenies Sociale Gentiana Sula pohon se dokumentet e tyre prej gjysmë dekade ishin lëne në harresë në Ministrinë e Drejtësisë. Në mbledhjen e radhës së këshillit të ministrave pritet të kalojnë amendimet që i janë bërë ligjit për ish të përndjekurit politikë. Thelbi i tyre është mënyra e shpërndarjes së kësteve. Në Shqipëri aktualisht ka 12 mijë ish të përndjekur politik, numër i cili pritet të shtohet me njohje të tjera të personave që u është mohuar kjo e drejtë. Dita e burgut për një ish të përndjekur është llogaritur në 2 mijë lekë të rinj, ndërsa fondi për këtë vit është 18 milionë dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form