http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak para mesnatës, kur u publikuan rezultatet e para te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, partia Demokratike e Kosovës nisi festen e fitores në sheshin "21" në Prishtinë. Kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi falënderoi qytetarët për këto zgjedhje të vlerësuara si demokratike. Ai tha se Kosova pati mundësin të "dëgjojë" përgjigjen e qytetarëve të saj. Menjëherë pas shpalljes së fitores, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë dhe urimin e parë nga homologu i tij shqiptar Edi Rama. Përmes një komenti në facebook Rama theksoi se PDK ka bërë shumë për Kosovën, por puna e saj nuk ka përfunduar ende.